21.5 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Deputetja e VV’së e pranon se citoi mediat serbe kur sulmoi UÇK’në

Rekomandime

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku thotë se është keqinterpretuar sa i përket UÇK-së, pasi thekson se vetëm ka cituar një analistë serb, për të treguar se sa shumë kundërshtarë ka Albin Kurti.

- Advertisement -

Ajo ka shkruar në Facebook se një citat i postuar nga mediat serbe se ardhja e Albin Kurtit paraqet rrezik për Serbinë dhe me gjerë nuk ishin fjalë saja por vetëm citim se sa shumë ka kundërshtarë të tij.

“Asnjë fjalë nuk është e imja në atë citim. Për të gjykuar këtë postim e kam cekur në fund: Në fakt të “kërcënuar” mund të ndihen vetëm ata që flasin dhe sundojnë me veprimet dhe GJUHËN E URREJTJES. Çdo interpretim tjetër është i qëllimshëm dhe dashakeq, sepse opinionet e mia dihen botërisht, e sidomos për luftën e shenjtë të UÇK-së dhe gjithë popullit shqiptar”, ka shkruar ajo.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçidu ke thënë se është krenar që ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj.

- Advertisement -

Ai tha se “Nuk kam menduar, e lëre besuar, se do të vijë dita që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të thotë me krekosje se Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”.

Madje Thaçi ka pyetur Kollqakun se çfarë krimi ka bërë UÇK-ja?

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit