7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Driton Selmanaj komenton përplasjen e tij me Vjosa Osmanin në Kuvend

Rekomandime

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka treguar versionin e tij se çfarë ngjau sot në mes tij dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani. Osmani i ndërpreu fjalën Selmanajt pasi po fliste për tema jashtë asaj që ishte thirrur seanca.

- Advertisement -

“Mendoj që ne si deputet mandati jonë është i garantuar me kushtetutë. Dhe me ligjin e të drejtave të deputetit. Seancat zhvillohen për të folur. Fjalori duhet të jetë i kujdesshëm pa fjalë fyese. Është viti i tretë që jam deputet dhe kujdesem që të mos fyej askënd. Argumentet e mija mund të jenë të drejtpërdrejta, jo si dikush që flet me elokuenc. Por ky jam unë. Sjellja e kryeparlamentares ishte e papranueshme. Deputetët kanë të drejtë të flasin.

Fjalët biejnë mbi ndërgjegjën e tyre”, ka thënë Selmanaj në emisionin Pressing në T7.

“Po të flisja gjuhë jo parlamentare. Kryeparlamentarja ka mekanizma që mund të përdorë kundër meje. Veprimi i kryeparlamentares nuk ishte ajo që demokraci që unë jam munduar ta sjellë brenda kuvendit”, shton ai.

- Advertisement -

Selmanaj po ashtu thotë se dokumenti që lexoi Osmani sot në Kuvend nuk ishte ai për të cilin ishin marrë vesh në komision dhe kryesi të Kuvendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit