14.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Avokati Gazmend Halilaj e akuzoi për atentet: Sami Lushtaku “jam i nxanë”

Rekomandime

Avokati Gazmend Halilaj ka akuzuar Sami Lushtakun për sulmin që sot iu bë para shtëpisë së tij.Halilaj e ka quajtur ‘kriminel gjakftohtë’ këtë të fundit, duke u shprehur i sigurtë se Sami Lushtaku qëndron mbrapa atentatit me armë zjarri.

- Advertisement -

“Rastin e kam raportuar publikisht. Janë maskat e Samiut. E kam pasë komandant dhe nuk kam besim te ai prej se kanë filluar skandalet. Është e sigurt. Ata janë njerëz të Sami Lushtakut. Vrasjen në tentativë para shtëpisë sime e ka bërë krimineli Sami Lushtaku. Ai është një kriminel gjakftohtë”, ka thënë ai.

GazetaBlic ka kontaktuar edhe Lushtakun pas rastit, e ky i fundit ka thënë se është zënë.“Jam i zënë”, tha ai shkurt në pyetjen e gazetarit të Gazetës Blic, lidhur me akuzat e avokatit Halilaj.Gjatë ditës Policia e Kosovës ka dhënë detajet zyrtare të rastit.

Në përgjigjen për Blic, zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi, tha se dyshohet për dy persona të përfshirë në sulm dhe se ishin gjetur dy gëzhoja.“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një rast në Drenas. Rastit i janë përgjigjur menjëherë njësitet relevante policore. Nga informatat e para të marra nga vendi i ngjarjes, dyshohet se dy persona ta kenë sulmuar ankuesin, i cili është lënduar nga përleshja me ta. Policia ende është duke e trajtuar rastin, përderisa në vendngjarje kanë gjetur dy gëzhoja të armës”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi për Blic.

- Advertisement -

Ditë më parë Halilaj kishte shkruar në Facebook se është ndjerë i frikësuar pas një kërcënimi që sipas tij i është bërë nga kryetari i Degës së PDK, Sami Lushtaku.”Miq Sami Lushtaku më kanosi, dhe sipas tij u nis në drejtim timin”, kishte shkruar ai.Gjithë kjo kishte filluar pas një akuze të bërë nga Halilaj, i cili kishte thënë se Lushtaku gjatë luftës kishte marrë miliona marka.Pas kësaj deklarate, Halilaj kishte thënë se ka marrë një telefonatë nga ana e Lushtakut, i cili sipas tij, e kishte kërcënuar ashpër.E sot, Halilaj është plagosur, duke akuzuar sërish Lushtakun, se qëndron mbrapa këtij sulmi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit