11.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

2 të arrestuar për marrje ryshfeti, njëri inspekor i ATK-së

Rekomandime

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje të ryshfetit.Policia përmes një komunikate ka njoftuar se të arrestuarit janë një kontabilist dhe një inspektor i ATK-së.

- Advertisement -

“Pas pranimit të informacioneve nga ankuesi i rastit lidhur me një person të dyshuar i cili i kishte kërkuar ryshfet të njëjtit, përmes një personi të dytë, në këmbim të mos-shqiptimit të gjobës apo kontrollimit të biznesit të tij, Policia e Kosovës ka aplikuar masat e fshehta të hetimit, saktësisht “blerje të simuluar”, me ç’rast është arrestuar në flagrancë njëri nga të dyshuarit (kontabilist) i cili nga ankuesi kishte pranuar një shumë parash prej 500 (pesëqind) euro, para të cilat janë pranuar për të dyshuarin tjetër (inspektor i ATK-së)”, thuhet në njoftim.Sipas njoftimit, gjatë zbatimit të kësaj urdhërese është arrestuar edhe i dyshuari tjetër (inspektor i ATK-së).

Lidhur me rastin, personat e dyshuar të arrestuar janë: D. F.,i lindur me 1977 dhe B. H., i lindur me 1990.Pas intervistimit të të dyshuarve, PK thekson se në konsultim me prokurorin kompetent, me vendim të tij i dyshuari D.F. (inspektor i ATK-së) është ndaluar në mbajtje, ndërsa i dyshuari B.H. është liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit