12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Inaugurohet spitali Memorial, Erdogan: Vazhdojmë t’i shërbejmë Shqipërisë

Rekomandime

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka folur nga Ankaraja për inaugurimin e spitalit të ri rajonal Memorial të Fierit. Erdogan e konsideron këtë spital një shenjë të miqësisë së fortë mes dy vendeve tona.

- Advertisement -

Ai ka treguar se aty do të punojnë rreth 400 persona, turq dhe shqiptarë dhe gjithsej do të ketë 180 shtretër. Presidenti i Turqisë tha se me këto mundësi, Ankaraja do të vazhdojë t’i shërbejë Shqipërisë.

“Spitali po e inaugurojmë sot, afërsisht do punojnë 400 personel të përbërë nga turq dhe shqiptare.

Duke krijuar një shërbim cilësor në fushën e shëndetësisë në kushte moderne dhe bashkëkohore, dhe fokusuar në 23 degë themelore me 6 salla operacioni, 6 shërbime poliklinike si dhe 20 njësi të kujdesit intensiv.

- Advertisement -

Në total e përbërë me 180 shtretër. Turqia me këto mundësira do të vazhdojë t’i shërbejë Shqipërisë jo vetëm në qytetin e Fierit, por të gjithë rajonit.

Uroj që ky spital i miqësisë, duke qenë një tregues dhe një shenjë e re e miqësisë dëshiroj nga zemra që në gjeografinë e zemrës sonë të sjellë dobi dhe të shpërndajë sa më shumë shërim për vëllezërit e mi shqiptarë”, tha Erdogan.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit