9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Izraeli kundërpërgjigjet menjëherë pas suImit

Rekomandime

Një raketë tokë-ajër shpërtheu në pjesën jugore të Izraelit të enjten, njoftoi ushtria izraelite. Shprthimi i aktivizoi sirenat e alarmit në zonën afër reaktorit bërthmor në qytetin Dimona. Nuk ka raporte për persona të Iënduar apo dëme materiale. Sidoqoftë, Izraeli mori masa menjëherë.

Ushtria e këtij vendi tha se si kundërpërgjigje ndaj suImit, suImoi disa bateri raktash në Siri, përfshirë atë që e hodhi ra.ketën që e goditi territorin izraelit, shkruan Reuters.

- Advertisement -

Në anën tjetër, agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë tha se sistemi i mbrojtjes ajrore e ka penguar suImin izraelit që cak i kishte disa zona në periferi të Damaskut. “Sistemi ajror i pengoi raketat dhe e rrëzoi shumicën e tyre”, tha kjo agjenci. Megjithatë, u njoftua për katër ushtarë të Iënduar.

Një dezertor i ushtrisë siriane tha se suImet izraelite i patën cak zonat afër qytezës Dumair, rreth 40 kilometra në verilindje të Damaskut, ku ka prani të grupeve miIitante të përkrahura nga Irani. Kjo zonë është goditur vazhdimisht nga Izraeli në të kaluarën.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se raketa siriane ishte hedhur në drejtim të një aeroplani izraelit gjatë një suImi të mëhershëm, por e kaloi cakun dhe arriti në zonën e reaktorit bërthamor në qytetin Dimona.

- Advertisement -

Mediet izraelite javët e fundit kanë raportuar se sistemet e mbrojtjes ajrore përreth reaktorit në Dimona dhe në portin e Detit të Kuq, Eilat, janë duke u përforcuar për shkak të një suImi të mundshëm me ra ketë me rreze të gjatë veprimi ose me dron nga forcat e mbështetura nga Irani, ndoshta me një suIm të nisur aq larg sa nga Jemeni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit