13.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

ShBA-ja deklaron se është kryer edhe një gjenocid në botë

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur si gjenocid, masakrat e kryera në Mianmar ndaj popullësisë myslimane, të njohur si Rohingya.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar nga Muzeu Memorial i Holokaustit, se shteti i tij i njeh si gjenocid KRlMET e kryera të ushtrisë së Mianmarit ndaj komuniteti pakicë të Rohingyas.

- Advertisement -

“Shtetet e Bashkuara kanë konkluduar shtatë herë se është kryer gjenocid. Sot është hera e tetë. Kemi ardhur në përfundim se pjesëtarët e ushtrisë kanë kryer gjenocid dhe KRlME kundër njerëzimit”, ka thënë Blinken.

Në fjalimin e tij, Blinken ka tërhequr disa paralele mes KRlMEVE të kryera nga ushtria Mianmarit ndaj popullsisë myslimane Rohingya dhe atyre të Holokaustit.

Radhët e refugjatëve të komunitetit Rohingya në Bangladesh, shtator, 2017
Cathal McNaughton/Reuters

“SuImi ndaj Rohingya ka qenë i përhapur dhe sistematik dhe kjo ka qenë kyçe për arritjen e një përfundimi se janë kryer krime kundër njerëzimit”, tha Blinken.

- Advertisement -

“Dëshmitë tregojnë gjithashtu se ka një qëllim të qartë prapa këtyre mizorive masive, e që është shkatërrimi komunitetit Rohingya në tërësi apo pjesërisht.”

Ushtria e udhëhequr nga Qeveria e Mianmarit është përballur me sanksione të ndryshme nga SHBA-ja, prej kur ka nisur fushatën kundër grupit etnik minoritar, Rohingya, në vitin 2017.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit