18.6 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Serbia do t’i përgjigjet Kurtit, do të ketë pasoja të mëdha tha Vuçiq

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është deklaruar sot për zhvillimet e fundit në rajon dhe botë.

Madje ai tha se Serbia do t’i përgjigjet Prishtinës dhe se mund të ketë pasoja të mëdha pas zhvillimeve të fundit.

- Advertisement -

Vuçiq tha se Qeveria e Malit të Zi ndaloi votimin në Beranë dhe në disa vende të tjera për zgjedhjet serbe, ndërsa “nga Qeveria Kurti u kërkua njohja e pavarësisë së Kosovës për të organizuar votimin”.

“Kurti do të marrë përgjigje, e dini çfarë përgjigje do të marrin. Përgjigjen e njerëzve serioz dhe të përgjegjshëm, por do të ketë pasoja të mëdha”, tha Vuçiq.

Ai ka paraqitur parashikime të këqija për vazhdimin e luftës në Ukrainë, derisa nuk përjashtoi konflikte shumë më të mëdha se vetëm në dy vende.

- Advertisement -

“Duhet të bëjmë çmos që njerëzit e papërgjegjshëm të mos na tërheqin në diçka të tilla”, shtoi ai/

Ndryshe presidenti serb, Vuçiq thirri për sot mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare serbe për të diskutuar lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të 3 prillit.

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të 3 prillit, ka deklaruar se qeveria që ai drejton synon që të drejtat e serbëve të mos shkelen, por në të njëjtën kohë edhe të mos cenohet shtetësia e Kosovës.

“Konsiderojmë që në njërën anë, nuk duhet t’iu pamundësojmë serbëve në Kosovë, që e kanë përveçse nënshtetësinë e Kosovës edhe atë të Serbisë, ta kenë të drejtën e votës, mirëpo në anën tjetër, kushtetutshmëria, ligji në Kosovë, rezoluta e fundit e Kuvendit e 15 janarit, neve na e obligojnë bazën e çfarëdo zgjidhjeje që do të marrim në të ardhmen”, është shprehur Kurti ditë më parë, në një konferencë të mbajtur për media.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit