2.1 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Vuçiq pret në Beograd krerët e “Srpskas”, afër Rakiqit ulet i sanksionuari Radojiçiq

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka takuar përfaqësuesit e Listës Serbe në Beograd.

Nga pamjet brenda takimit është parë edhe Milan Radojciq nënkryetar i këtij subjekti që është futur së fundi në listën e sanksioneve të Thesarit amerikan të shtetit.

- Advertisement -

Në takim po merr pjesë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq si dhe ministri i Brendshëm, Aleksander Vulin.

Prezent gjithashtu janë edhe kryetari i Listes Serbe Goran Rakiq dhe anëtarët Slavko Simiq dhe Dalibor Jevtiq.

- Advertisement -

Mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë pritet të jetë tema e këtij takim, mbajtjen e të cilit po e kundërshton qeveria e Kosovës.

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it si dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje kryeministrit Kurti që të lejojë mbajtjen e këtij referendumi ashtu siç është bërë më herët.

- Advertisement -

Kurti pas takimit me ambasadorët e QUINT-it ka deklaruar se do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për nesër në ora 14:00.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit