7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Pse po preken sërish edhe njerëzit e shëruar? Studimi që do ju tr ondisë, koronavirusi ka pësuar mutacion

Rekomandime

Virusi ka pësuar mutacion. Tani ekzistojnë të paktën dy tipe të njohura, Covid 19 origjinali që shpërtheu në Kinë dhe ai që po qarkullon në Europë dhe Amerikë, që është fryt i një mutacioni.

- Advertisement -

Disa analiza të fundit tregojnë disa ndryshime të rëndësishme prej të cilave kuptojmë pse ky virus është bërë kaq ngjitës në Europë, thuhet në shkrimin e botuar në “La Repubblica”.

Studiuesit nga Universiteti i Maryland (pionieri i hulumtimit të SIDA-s Robert Gallo dhe italiani Davide Zella) së bashku me një ekip nga Kampusi Biomjekësor dhe Zona e Parkut të Shkencave në Trieste, duke vrojtuar përbërjen ARN-së së virusit, zbuluan variante që potencialisht do ta bënin atë më ngjitës. “Faji” sipas tyre qëndron te një enzimë e domosdoshme për përsëritjen e virusit të quajtur polimerazë ARN.

Janë analizuar 220 gjene të viruseve në mesin e mijëra sekuencave dhe të botuara në internet nga shkencëtarë nga e gjithë bota, por studiuesit italianë dhe amerikanë e kanë përqendruar vëmendjen në mutacionin e enzimës polimerazë. “Në bazën e të dhënave tona – shfaqja e parë e këtij mutacioni është më 9 shkurt në Britaninë e Madhe, kur është regjistruar nga OBSH një rritje dramatike me pacientë të infektuar në Evropë”.

- Advertisement -

Ky ndryshim në gjen, përveçëse e bën potencialisht më ngjitës Covid 19, e bën atë edhe më të paqëndrueshëm: materiali gjenetik i virusit është objekti i ndryshimit. Në fakt, koronaviruset nuk posedojnë ADN, por një molekulë të ngjashme, ARN. Po çfarë ndodh? Në praktikë, sa herë që gjeni i një organizmi përsëritet, “gabimet e transkriptimit” ndodhin si në rastin e përhapjes evropiane dhe amerikane të coronavirusit (njëra është derivati i tjetrit: ngjitja në SHBA vjen kryesisht nga Europa). Për shkak të mutacionit të 9 shkurtit, virusi po përhap kopjet që janë pak më ndryshe nga origjinali.

“Shkalla e mutacionit të viruseve të ARN-së është shumë e lartë: kjo i shërben virusit për tu përshtatur, duke moduluar virulencën e tij”, shkruajnë shkencëtarët. Ndersa virusi qarkullon në një numër kaq të madh individësh, siç po ndodh sot, shanset e mutacionit vetëm rriten më tej.

- Advertisement -

Nëse Covid-19 vazhdon të ndryshojë edhe pak tiparet e tij, ekziston rreziku i që ai të bëhet i panjohshëm për kujtesën e sistemit imunitar te njerëzit që janë shëruar ose vaksinuar, duke i bërë kështu vaksinat të padobishme dhe terapitë. Shumë nga antiviralët që përdoren sot në spitale përpiqen të neutralizojnë enzimën e polimerazës.

“Rezultati ynë na ndihmon të kuptojmë më mirë sjelljen e virusit” shpjegon Massimo Ciccozzi, epidemiolog molekular i Kampusit Biomjekësor dhe drejtor i njësisë së statistikave mjekësore. “Duke parë përpara, do të na ndihmojë të zhvillojmë një vaksinë specifike dhe të kuptojmë se cilat janë terapitë më të përshtatshme”./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit