11.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Bombarduesit amerikanë B-1B zbarkojnë në këtë shtet

Rekomandime

Bombarduesit e Forcave Ajrore Amerikane B-1B zbarkuan në Guam gjatë kësaj javë në vendosjen e dytë të avionit me rreze të gjatë në ishull këtë vit mes tensioneve rajonale mbi Tajvanin dhe perspektivës së afërt të një testi të ri bërthamor të Koresë së Veriut.

Ushtria amerikane gjatë së enjtes konfirmoi vendosjen e përkohshme në territorin amerikan të paqësorit si pjesë e misionit të “task forcës bombarduese”, një ditë pasi që ueb-sajte të ndryshme të zbulimit të avionëve raportuan fluturimin e tyre nga bazat e tyre në Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -

“Kjo vendosje ka për qëllim të dërgojë një mesazh se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë afër aleatëve dhe partnerëve për të frenuar ndonjë provokim potencial” tha zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder në një konferencë, kur u pyet nëse misioni kishte për qëllim dërgimin e një mesazhi drejt Koresë së Veriut, raporton Reuters.

Prania e bombarduesve synon gjithashtu të tregojë se Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë për të kryer operacione globale në çdo kohë, shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, Koreja Jugore dhe Japonia kanë rritur shfaqjet e forcës ushtarake në përgjigje të testeve raketore të Koresë së Veriut, duke përfshirë kryerjen e stërvitjeve detare me një aeroplanmbajtëse amerikane dhe organizimin e stërvitjeve të mëdha në terren për herë të parë në vite.

- Advertisement -

Aeroplanët bombardues B-1B kanë marrë pjesë në shfaqje të forcës ndaj Koresë Veriore përgjatë viteve të kaluara. Koreja e Veriut denoncon stërvitjet ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj si provokuese dhe prova të qëllimeve armiqësore.

Gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në Guam, bombarduesit do të bashkëpunojnë me disa forca aleate të paspecifikuara në disa misione të ndryshme të ushtrimeve në rajonin e Indo-Paqësorit, thanë Forcat Ajrore Amerikane në një deklaratë.

- Advertisement -

“B-1 është një platformë veçanërisht e aftë në këtë rajon, duke qenë në gjendje që të udhëtojë në distanca të largëta dhe të bartë fuqi të konsiderueshme zjarri me precizion të madh dhe me municione të ndryshme”, deklaroi Nënkoloneli Daniel Mount, i skuadronit të 37-të të bombarduesve.

Misionet e task forcës së bombarduesve “luajnë një rol kritik në frenimin e kundërshtarëve të mundshëm dhe sfidimin e llogaritjes së vendimeve të tyre”, tha një tjetër oficer.

Tensioni ka qenë i lartë në muajt e fundit edhe në ishullin vetë-qeverisës të Tajvanit, territor të cilin Kina pretendon të jetë i tyre.

Një vizitë në këtë ishull gjatë muajit gusht nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve Nancy Pelosi zemëroi Kinën, e cila më pas nisi stërvitjet ushtarake pranë ishullit. Ato kanë vazhduar, edhe pse në një shkallë shumë të reduktuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit