3.3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Sekretari Blinken: Lufta në Kosovë u fitua, sepse aleanca ishte e bashkuar dhe e fortë

Rekomandime

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka thënë se lufta në Kosovë është fituar sepse aleanca ishte e bashkuar dhe e fortë.

“Lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme, ndërmjet mos tolerancës së dhunshme dhe respektimit të të drejtave të njeriut, mes tiranisë dhe demokracisë. Ne fituam sepse aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë. Më e rëndësishmja, ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë dhe për shkak të popullit të Kosovës”, ka cituar Sekretari Blinken fjalët e zonjës Albright.

- Advertisement -

Sipas tij, sekretarja Albright luftoi për angazhimin e grave në të gjitha aspektet e ndërtimit të paqes dhe vendimmarrjes së sigurisë, pjesërisht sepse ajo kishte parë ndryshimin që ndodhte kur atyre u jepej një zë.

Znj.Albright ka inkurajuar edhe gratë kosovare, kur më 2005 kishte thënë se e ardhmja e vendit do të varet – në një masë jo të vogël -nga mundësitë që do t`u ofrohen grave të vendit.

“A do t’u jepet atyre një shans i barabartë për të shkëlqyer në klasë, për të pasur sukses në vendin e punës, për të ndjekur ëndrrat e tyre në çfarëdo fushe të angazhimit që mund të zgjedhin – të bëhen biznespersona ose mjekë, gazetare, programuese kompjuteri, madje në të ardhmen edhe presidente e kryeministre të Kosovës?”, ka cituar Blinken, duke potencuar se që nga ajo kohë, Kosova ka votuar dy gra presidente, respektivisht dy më shumë se Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -

Ai ka falënderuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për organizimin e këtij forumi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit