Komandanti Mojsiloviq: Ushtria Serbe e gatshme t’i ndihmojë KFOR-it në Kosovë

0
298

Ushtria e Serbisë është e gatshme që në rast të një krize më të madhe në Kosovë t’i ofrojë ‘ndihmë KFOR’ në vendosjen e rendit dhe qetësisë dhe sigurimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve.

Kështu ka deklaruar komandanti i shtabit qendror të Ushtrisë së Serbisë Milan Mojsilovic.

Ai për botimin festiv të gazetës serbe Novosti ka vlerësuar se gjendja e sigurisë në Serbi dhe rajon është stabile dhe i përcaktoi si kërcënim të shtetit “pasojat e shpalljes së njëanshme të pavarësisë të të ashtuquajturës Kosovë”.

Kësaj deklarate të fryrë të gjeneralit serb i pasoi edhe vlerësimi i tij se kërcënim për sigurinë e të gjithë rajonit janë vërshimi i imigrantëve ilegal. Poashtu shtoi si shqetësim kthimin e ish luftëtarëve nga Lindja e Mesme pas mposhtjes së Shtetit Islamik, që siç tha janë një numër i konsiderueshëm nga këto treva.

Ai u krekos poashtu me buxhetin vjetor për të ndarë për ushtrinë serbe 136 miliardë dinarësh prej të cilëve gjysma do të ndahen për blerjen e armatimit dha pajisjeve të reja ushtarake. Ai shtoi se gjatë vitit 2022 pret që t’i dorëzohen “sisteme të reja të mbrojtjes kundërajrore me rreze të mesme, sisteme anti tank, fluturake pa pilot, automjete të blinduara me lëvizshmëri të lartë dhe pajisje të telekomunikimit.

Ambasadori i SHBA’së në Beograd, Anthony Godfrey, kritikoi këtë javë shtetin serb për qasjen e tyre të investimit të shtuar në armatosje mes tjerash.