10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Putini dhe rrethi i tij janë të dënuar”, gazetarët rusë postojnë artikuj kritikë për pushtimin e Ukrainës në faqen pro Kremlinit

Rekomandime

Dy reporterë rusë kanë postuar të paktën 30 artikuj në një faqe lajmesh pro-Kremlinit, “lenta.ru”, të hënën duke kritikuar pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin dhe shtypjen e kritikëve nga qeveria e tij.

- Advertisement -

CNN raporton se shqyrtoi artikujt, të cilët u hoqën pothuajse menjëherë. Disa prej tyre ishin të lidhura me 77-vjetorin e humbjes së Gjermanisë naziste nga Bashkimi Sovjetik, të tjerë duke kritikuar liderin rus për përdorimin e Ditës së Fitores për të justifikuar sulmin e tij të përgjakshëm në Ukrainë.

Gazetarët Egor Polyakov dhe Alexandra Miroshnikova pretenduan në artikujt e tyre se zyrtarët rusë të mbrojtjes po “gënjenin të afërmit” e atyre që u vranë në fundosjen e anijes së Flotës së Detit të Zi të Marinës ruse Moskva dhe akuzuan Putinin për nisjen e një prej “Iuftërave më të përgjakshme” të shekullit të 21-të”.

“Putini dhe rrethi i tij janë të dënuar të përballen me një gjykatë pas përfundimit të Iuftës,” publikuan Polyakov dhe Miroshnikova në lenta.ru. “Putini dhe bashkëpunëtorët e tij nuk do të jenë në gjendje të justifikojnë veten, ose të ikin pas humbjes së kësaj Iufte.”

- Advertisement -

Polyakov dhe Miroshnikova janë të dy redaktorë biznesi në “lenta.ru”, një faqe e madhe lajmesh ruse pro Kremlinit. Kompania mëmë u ble së fundi nga Sberbank ruse, e cila është subjekt i sanksioneve të SHBA-së për pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Faqja e pavarur ruse e lajmeve Mediazone publikoi atë që tha se ishte një deklaratë nga Polyakov dhe Miroshnikova pas publikimit të artikujve.

- Advertisement -

“Putini është një diktator paranojak,” citohen të kenë thënë ata. “Putini duhet të largohet. Ai filloi një Iuftë të pakuptimtë dhe po e çon Rusinë në gropë”.

Polyakov dhe Miroshnikova jo vetëm që kundërshtuan publikisht linjën e qeverisë për pushtimin, por e akuzuan Putinin se gënjeu për qëllimet e tij në Ukrainë që në fillim.

“Putini në mënyrë të përsëritur gënjeu për planet e tij për Rusinë në Ukrainë, duke përmendur një qëllim në fillim dhe më pas një krejtësisht tjetër”.

Ata vunë në dukje thirrjen e Putinit për një “çlirim të Donbasit”, “de-nazifikimin” dhe “çmilitarizimin e Ukrainës”, si shembuj të asaj që ata e përshkruajnë si justifikime të nxituara për një Iuftë të panevojshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit