10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ambasadorët e huaj me një thirrje të re për politikanët e Kosovës

Rekomandime

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrës dhe Norvegjisë, Shefi i EULEX-it dhe Koordinatori për Zhvillim të KB-ve, kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët për gjendjen aktuale në Kosovë.

Ata kanë thënë se populli i Kosovës, po tregon qëndrueshmëri dhe përgjegjësi në krizën e paprecedent shëndetësore të COVID-19.

- Advertisement -

Përmes kësaj deklarate, ata kanë kërkuar që politika të lihet mënjanë dhe aktorët politikë të punojnë së bashku për të siguruar që qytetarët, të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mbështetjen ekonomike, përcjell Bota sot.

U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë dhe institucionalë në Kosovë që të mbështesin të gjitha përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare për zbutjen e ndikimit social dhe ekonomik të koronavirusit, dhe të përmbahen nga politizimi i ndihmës së vlefshme dhe të nevojshme ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e tyre.

Deklarata e plotë:

- Advertisement -

Deklaratë e Shefes së Zyrës së BE-së/Përfaqësueses së Posaçme të BE-së në Kosovë, Shefave të Misioneve të BE-së, Ambasadorëve të Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrrës dhe Norvegjisë, Shefit të EULEX-it, Koordinatorit për Zhvillim të KB-ve

Në krizën e paprecedent shëndetësore të COVID-19, ju, populli i Kosovës, po tregoni qëndrueshmëri dhe përgjegjësi.

- Advertisement -

Ndërkohë që të gjithë jemi të pritje të kthimit të planifikuar me kujdes në normalitet, sa më shpejt që të jetë e mundur, këmbëngulja juaj mbetet e domosdoshme për ta zvogëluar ndikimin e shpërthimit dhe për të parandaluar një krizë edhe më të rëndë.

Përballë kësaj pandemie globale, politika duhet të lihet mënjanë, dhe aktorët politikë duhet të punojnë së bashku për të siguruar që qytetarët, pa asnjë dallim, të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mbështetjen ekonomike.

Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe rajonal mundet vetëm ta përmirësojnë këtë përpjekje; të gjitha nismat e bashkëpunimit rajonal duhet të shihen pozitivisht.

U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë dhe institucionalë në Kosovë që të mbështesin të gjitha përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare për zbutjen e ndikimit social dhe ekonomik të koronavirusit, dhe të përmbahen nga politizimi i ndihmës së vlefshme dhe të nevojshme ndërkombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit