Kombëtarja e futbollit të Ukrainës ka prezantuar fanella të reja ku nderohen të gjitha shtetet që e mbështesin në Iuftën kundër Rusisë, përfshirë edhe flamurin e Republikës së Kosovës.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andrey Pavelko, ka njoftuar se fanellat e reja speciale të kombëtares do të luhen në ndeshjet miqësore të radhës.
Në to nderohen shtetet mbështetëse të Ukrainës, ku kufiri i shtetit ukrainas ngjyroset me flamujt e shteteve që kanë ndihmuar ukrainasit në luftën e tyre. Në të është edhe mesazhi “Të bashkuar për Ukrainën”.
Flamuri i Kosovës i shfaqur në mesin e shteteve të tjera që kanë mbështetur Ukrainën ndaj agresionit rus, ka shkaktuar “vuajtje” në mediumet serbe.
Mediumi serb “Kurir” si zakonisht kur vije puna e shtetit të Kosovës ata publikojnë artikuj me tituj e raportime skandaloze e propaganduese.
Këtë herë, ata e kanë quajtur “Gisht në syrin e Serbisë” flamurin e Republikës së Kosovës.
“Gisht në syrin e Serbisë: Në fanellat e Ukrainë edhe flamuri i shtetit të rremë të Kosovës”, thuhet në titullin skandaloz të mediumit në fjalë.