Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar foton familjare nga darka e përfaqësuesve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.
Rama ka publikuar pamje, ku ai shihet afër përfaqësuesit serb të presidencës boshnjake, Millorad Dodik dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Bruksel – Fotoja Famijare përpara darkës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Josep Borrell, Shefi Diplomacisë Europiane dhe Zv.President i Komisionit Europian”, ka shkruar ai në Facebook.
Si përfaqësuese e Kosovës në këtë darkë ka qenë Ministrja Donika Gërvalla, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri, Albin Kurti, gjenden në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.