13.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Vulini i reagon BE-së: Rusia ishte me ne në momentet më të rënda

Rekomandime

Ministri i brendshëm serb Vulin që njihet për deklarata shpesh kontroverse, ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të BE-së Peter Stano, se Serbia duhet të harmonizojë sjelljen e saj me Rusinë sikurse BE, duke thënë se BE mos të pres që Serbia të lejojë të tjerët t’ia zgjedhin miqtë e armiqtë.

Këtë deklaratë ai e bëri si përgjigje në deklaratën e Stanos se “Brukseli pret nga Serbia që të harmonizohet me sanksionet e BE ndaj Rusisë apo të ‘vendos masa nacionale të ngjashme për shkak të agresionit rus në Ukrainë’, si dhe që BE do të marrë vendime të rëndësishme për Serbinë në varësi të përkushtimit të Beogradit ndaj parimeve edhe vlerave të BE-së”.

- Advertisement -

Sipas Vulinit, “Brukseli nuk mund të pres nga Serbia që të pranojë që BE apo kushdo qoftë t’ia zgjedh miqtë apo armiqtë”.

“Brukseli nga Serbia mund të pres që Serbia ta ruajë neutralitetin e vet ushtarak, që Serbia do të mbrojë interesat e veta dhe që vendimet do t’i marrë e pavarur, se do të respektohet e drejta ndërkombëtare dhe mos lëndimi i kufijve, që është më shumë se që Serbia mund të pres nga BE”, tha ai.

Por Brukseli “mos të pres që Serbia të vendos sanksione Federatës Ruse dhe të harrojë se Rusia ishte me Serbinë në momente të rënda”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit