7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Flet personi që injektoi i pari në trup vaksinën kundër COVID-19

Rekomandime

Një javë më parë, të enjten e kaluar në Oxford në Mbretërinë e Bashkuar nisën provat e para të vaksinës kundër koronavirusit duke shënuar një moment shprese në mbarë botën.

- Advertisement -

Dy shkencëtarë, doktorantë të Universitetit të Oksfordit ishin të parët që e morën këtë vaksinë mes 800 personave të rritur të moshës nga 18 deri ne 65 vjeç. Ata janë Elisa Granato, një italiane dhe Edward O’Neill me origjinë nga Australia.

800 personat e parë që janë vaksinuar, jo të gjithë kanë marrë doza të koronavirusit, disa prej tyre kanë marrë doza vaksine kundër meningjitit por ata nuk e dinë se cilën nga ato dy vaksina janë injektuar në trupin e tyre. Kjo, për arsyen se ata nuk duhet të mendojnë se janë të mbrojtur dhe kështu të jenë të pakujdesshëm.

Sot në gjitha botën janë të infektuar mbi 3 milionë e 200 mijë njerëz dhe kanë humbur jetën rreth 230 mijë. Në vendin tonë janë 773 të prekur dhe 31 viktima. SARS-COV-2 ka futur krejt botën në izolim që prej marsit duke rrezikuar edhe shkatërrimin e ekonomisë dhe vaksina duket si e vetmja mënyrë për të krijuar imunitetin e masës, i cili do ta zhdukë pandeminë dhe do të na rikthejë në jetën normale.

Pikërisht Universiteti i Oksfordit është i pari që e testoi këtë vaksinë tek njerëzit dhe duket se faza e parë, ka shkuar shumë mirë. Emisioni “Ilva Now” zhvilloi këtë të enjte një intervistë ekskluzive me australianin Edward O’Neill, i cili siç e theksuam është një ndër 2 personat e parë që janë vaksinuar kundër sëmundjes së COVID-19. Po si ka qenë java e parë e tij që nga momenti i injektimit?

- Advertisement -

Australiani rrëfeu ndjesitë e para pas injektimit të vaksinës në trupin e tij. Ai thekson se së bashku me një italiane vullnetare, bazuar edhe në rregullin e studimit, nuk duhej ta dinin se çfarë vaksine realisht kanë injektuar në trupin e tyre; vaksinën e koronavirus apo atë të meningjitit.

“Ndihem mirë aktualisht, jam i shëndetshëm për momentin. Studimi kërkonte që ne të mos e dinim nëse kishim bërë vaksinë normale apo vaksinën e coronavirusit. Kjo ndodhi 1 javë më parë. Ne ishim 2 veta, dolëm vullnetarë, unë dhe dikush tjetër që u injektuam ose me vaksinën e coronavirusit ose me të meningjitit. Të dyja këto të japin simptoma normale të vaksinës dhe ndaj nuk e dimë saktësisht se çfarë vaksine kemi marrë dhe nuk jemi të lejuar të dalim jashtë, të jemi të guximshëm apo qëllimisht të infektohemi. Ne nuk jemi të vetmit që kemi marrë vaksinën”, tha ai.

- Advertisement -

Postdoktoranti me origjinë nga Australia, i cili vazhdon studimet në Universitetin e Oksfordit tregon më tej edhe frikën me të cilën u ndesh pasi injektoi dozën kundër sëmundjes se COVID-19. Ai thotë se ka pritur dy ditë për të parë nëse ky injektimi do të shoqërohej me efekte anësore.

“Unë isha ndër 2 të parët. Pas kësaj u deshën të prisnin 2 ditë të siguroheshin që nuk kishte efekte anësore të menjëhershme dhe më erdhi mirë që nuk kishte efekte. Kjo do të thotë që janë përfshirë shumë njerëz të tjerë, nuk e di numrin saktësisht por me sa kam parë sot, ka pasur shumë njerëz që kanë hyrë e kanë dalë. 1 javë më parë. Vaksina përfshin një injeksion dhe pastaj presim. Ka një grup të vogël pjesëmarrësish që injektohen. Do të ketë 2 doza të vaksinës për të parë nëse do të jetë më efektive, prandaj bëhet tek një numër i vogël. Ne nuk ekspozohemi ndaj coronavirusit në mënyrë të qëllimshme, ne thjesht duhet të sillemi si në ditët tona normale dhe ka një mundësi për t’u infektuar sepse virusi është në komunitet”, u shpreh doktoranti i Oksfordit.

Por çfarë e shtyu atë të dalë vullnetar për të injektuar një dozë eksperimentale kundër kësaj sëmundjeje, e cila ka gjunjëzuar shumë vende të zhvilluara të botës. Ai shprehet në “Ilva Now” se nuk kishte frikë të injektonte këtë vaksinë në trupin e tij pasi besonte se ishte tërësisht në duar të sigurta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit