10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ambasadori rus paralajmëron: Është i mundshëm konflikti i drejtpërdrejtë mes SHBA-së dhe Rusisë

Rekomandime

Ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoli Antonov, paralajmëroi se ndihma në armatim që vendet perëndimore i ofrojnë Ukrainës vetëm sa e përkeqëson konfliktin.

Ai gjithashtu theksoi se kjo mund të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

- Advertisement -

Antonov vlerësoi për gazetën amerikane, Newsweek se vendet perëndimore janë të përfshira drejtpërdrejt në ngjarjet në Ukrainë, sepse vazhdojnë të furnizojnë Kievin me armatim dhe në këtë mënyrë e nxisin atë për konflikte të mëtejshme.

Ambasadori rus theksoi se veprime të tilla janë të rrezikshme dhe provokuese sepse, siç tha ai, janë të drejtuara kundër Rusisë.

Ai theksoi se kjo mund të çojë në një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Federatës Ruse.

- Advertisement -

Antonov përsëriti qëndrimin e Moskës se të gjitha autokolonat në territorin e Ukrainës me armë dhe pajisje ushtarake të ardhura nga Perëndimi janë një objektiv legjitim ushtarak për Forcat e Armatosura të Federatës Ruse.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit