14.1 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Elshani tha se po e prishin koalicionin qeverisës me VV-në dhe fshin postimin, ka një sqarim

Rekomandime

Pak më parë u njoftua për prishjen e koalicionit qeveritar mes Partisë së Ashkalive për Integrim dhe Lëvizjes Vetëvendosje në nivelin qendror.

Gani Elshani, nënkryetar i këtij subjekti politik, njoftoi lidhur me këtë zhvillim, por më pas duket se i bie pishman.

- Advertisement -

“Njoftim : Për elektoratin e Partisë së Ashkalive për Integrim .Prishet kualicioni PAI me VV në nivel qëndror .Largohën nga detyra zv.ministri dhe Këshilltarët”, ka shkruar ai në Facebook.

Periskopi ka pyetur zotin Elshani lidhur me këtë postim, mirëpo i njëjti ka treguar menjëherë se i ka rënë ‘pishman’ për njoftimin dhe se i njëjti do të fshihej menjëherë.

- Advertisement -

E ende pa u ulur gazetarja e Periskopit në karrigen e saj (pas komunikimit me z.Elshani), ai e ka fshirë postimin.

‘Do te hiqet nga postimi sepse nuk dihet kur do te largohet PAI nga kualicioni’, ka shkruar shkurtimisht për Periskopin, zoti Elshani.

- Advertisement -

Shpresojmë që z.Elshani herën tjetër të jetë më i përgjegjshëm me postimet e tij në Facebook dhe mos të luajë me popullin e as Qeverinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit