8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dugolli reagon për vrasjen në Drenas: E quan gangster djalin e Shaban Sylës

Rekomandime

Ish-oficeri i UÇK’së dhe FSK’së Enver Dugolli, tani ekspert për siguri në Vetëvendosje, ka reaguar për vrasjen në Nekoc të Drenasit, ku të dyshuarit i ka quajtur gangsterë, shkruan Kosova ime.

- Advertisement -

Një veteran i UÇK’së dyshohet se është vrarë sot në fshatin Nekoc të Drenasit. Për këtë ka reaguar anëtari i VV’së Enver Dugolli, bashkëvendas i viktimës.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Dugolli i ka quajtur gangsterë autorët e krimit derisa thekson se vrasja ka ndodhur pas një zënke banale.

Ish-gjenerali Dugolli thotë se i vrari Qamil Demiri, ishte veteran i UÇK’së, njeri i urtë dhe punëtor. Sipas ish-ministrit të Mbrojtjes krimi u krye nga persona të njohur për probleme dhe për policinë.

- Advertisement -

Personi Leotrim Syla, i cili është djali i të dënuarit për rastin ‘Bllaca 2’, Shaban Sylës, ka vrarë Qamil Demirin 50 vjeçar.

Viktimat Qamil Demiri është qëlluar me automatik AK-47 dhe më pas nga plagët marra edhe ka vdekur.

- Advertisement -

Qamil Demiri është vëllai i komandantit Isak Demiri, derisa arsyet e vrasjes ende nuk dihen, raporton Gazeta Metro.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se së pari ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku përveç mjeteve të forta është përdorur edhe arma e zjarrit, me ç’rast ka humbur jetën një person.

Policia ka identifikuar tre të dyshuar dhe janë në kërkim të tyre.

“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se në fshatin Nekoc të Drenasit ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku përveç mjeteve të forta është përdorur edhe arma e zjarrit. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë rast një person është plagosur nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.Personi i plagosur nga arma e zjarrit, nuk mundur tu përballoj plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë rast të vrasjes, janë identifikuar tre persona të dyshuar dhe jemi në kërkim të tyre. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

https://www.facebook.com/enver.dugolli/posts/3203180273107574

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit