2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Ambasadori i Kosovës: Ka dy lloje shtetesh në botë, ato që kanë njohur Kosovën dhe ato që do ta njohin

Rekomandime

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pas një nate me shumë zhvillime në kryeqytetin e BE-së, ku shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor për një darkë joformale.

Ambasadori Bajrami, nëpërmjet Twitter-it, ka shkruar se në botë ka dy lloje shtetesh.

- Advertisement -

“Ka dy lloje shtetesh sot në botë: ato që kanë njohur Kosovën… dhe ato që do ta njohin Kosovën”, ka qenë shënimi i tij në platformë, duke ngritur pyetjen nëse një njohje e re po i vjen Kosovës.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka alarmuar sonte popullin serb, duke thënë se ka dëgjuar konfirmimin e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, që sipas tij, do të ndodh nesër.

Për pasojë, Vuçiq ka paralajmëruar mbledhjen e Këshillit KOmbëtar të Sigurisë në Beograd në 36 orët e ardhshme. Ai ka thënë se këtij vendimi të Kosovës, Serbia do t’i përgjigjet me të gjitha mjetet e mundshme politike.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit