8.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Bulliqi kundërshton Abazoviqin: Ende nuk është bërë vendosja e gurëve në kufirin Kosovë-Mal i Zi

Rekomandime

Ish-kreu i Komisionit për Demarkacion, Shpejtim Bulliqi në nje emisionin të RTV Dukagjinit, i ka komentuar deklaratat e Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili kishte thënë se nuk do ta ridiskutojnë temën e demarkacionit me Kosovën.

Bulliqi thotë se nuk janë të befasuar nga qëndrimi i Abazoviqit për Demarkacionin.

- Advertisement -

“Deklarata e Abazoviqit nuk është se nuk është pritur. Është e kuptueshme se nga pozicioni në të cilin ndodhet Abazoviqi nuk do të ketë të lehtë ta hap këtë temë”, tha ai.

Ai thotë se Qeveria e udhëhequr nga Haradinaj kishte formuar një komision hetimor për të evidentuar lëshimi nga komisioni paraprak.

“Ne kemi bërë një raport, ku kemi konstatuar se linja kufitare nuk ishte përcaktuar mirë”.

- Advertisement -

Bulliqi thotë se megjithatë tashmë janë tejkaluar të gjitha rregullat ndërkombëtare për shënimin e vijës kufitare.

“Dy shtetet brenda afatit prej dy vjetëve është dashur ta formojnë trupën e përbashkët për të bërë shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit, e një gjë e tillë nuk ka ndodhur”.

- Advertisement -

Bulliqi thotë se komisioni nuk ka mundur të ndryshojë kufirin, por megjithatë sipas tij faktet e bollshme i janë dërguar Qeverisë së vendit.

Ai thotë se çështje e kufirit mbetet e hapur derisa ende nuk janë përcaktuar disa hapa tjerë.

“Procesi i demarkimit të kufirit është bërë, por jo edhe shënimi dhe mirëmbajtjes. Procesi i shënimit dhe mirëmbajtjes është dalja në terren dhe vendosja e gurëve apo piramidave”, deklaroi ndër të tjera Bulliqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit