10.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Çfarë është kolonskopia dhe cilat janë ekzaminimet që do t’u nënshtrohet Joe Biden?

Rekomandime

Kamala Harris do të merr përkohësisht fuqitë e postit të presidentit të SHBA-së, pasi që Joe Biden do t’i nënshtrohet një anestezi për një kolonoskopi rutinore.

Por çfarë është kolonskopia?

- Advertisement -

Kolonoskopia është një test për të kontrolluar brenda zorrëve. Ky test mund të ndihmojë në gjetjen e asaj që po shkakton simptomat e zorrëve.

Një tub i gjatë, i hollë, fleksibil me një kamerë të vogël brenda tij hyn në bark nga fundi.

Presidentit do t’ju jepet një laksativ në mënyrë që zorrët të jenë bosh për analizën, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Një kolonoskopi shpesh bëhet për të kontrolluar se çfarë po shkakton simptomat e zorrëve, të tilla si: Gjakderdhje, diarre ose kapsllëk që nuk largohet, humbje e peshës ose ndjenja e lodhjes pa asnjë arsye.

Për të kryer kolonoskopinë, duhen 30 deri 45 minuta, por Biden mund të mbetet në spital për rreth 2 orë.

- Advertisement -

Pas ekzaminimit, pacientët mund të ndiheni të fryrë ose të kenë ngërçe në stomak për 2 deri në 3 orë pas, sipas nhs.uk.

Pasi e gjithë procedura të bëhet, presidenti amerikan do të marrë rezultatet pas 2 ose 3 javësh.

Sa më herët të gjendet ndonjë gjë, aq më lehtë dhe më shpejt mund të trajtohet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit