7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Haxhiu jep lajmin e madh: Janë siguruar votat në Kuvend, qytetarët do të mund të tërheqin paratë nga Trusti

Rekomandime

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se janë siguruar votat e deputetëve që ligji që ua lejon qytetarëve tërheqjen deri në 30% të parave nga Trusti Pensional të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Hahiu tha se ka biseduar me shumicën e deputetëve dhe ka thënë se ata janë të pajtimit që ky propozim të kalojë.

- Advertisement -

“Votat për Trustin janë. Ai do të kalojë në Kuvend. Po e them. Jam më i bindur se kur kam filluar këtë iniciativë. Kam takuar e kam biseduar pothuajse me gjithë shumicën e deputetëve të Kuvendit dhe jemi të vetëdijshëm që është kërkesë e qytetarëve në këtë krizë”, tha ai në T7.

Tutje ai tha se ka presion në deputetët e shumicës që mos ta votojnë këtë ligj.
“Ka presione në deputetët e mazhorancës që mos ta votojnë prej qeverisë. Por ka deputetë, sot e kemi parë Duda Balje, që do ta votojnë. Votat për Trustin janë dhe ai do të kalojë në Kuvend”, shtoi ai.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është deklaruar pro tërheqjes së parave nga Trusti, me arsyetimin se është kohë krize. Ndërkohë edhe nga Lidhja Demokratike të Kosovës janë deklaruar pro kësaj iniciative.

- Advertisement -

Seanca e Kuvendit për propozimin e tërheqjes së parave nga Trusti do të mbahet më 25 maj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit