2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Politikani “me origjinë arbëreshe, Anthony Albanese favorit për t’u bërë kryeministër i Australisë

Rekomandime

Lideri i opozitës dhe kryetari laburistëve të Australisë, Anthony Albanese favorizohet në sondazhe për postin e kryeministrit të ardhshëm të Australisë.

Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në 21 maj të këtij viti, pas një humbjeje të rëndë të konservatorëve të drejtuar nga Scott Morrison, tre vite më parë si dhe problemeve dhe pakënaqësive që ka shkaktuar pandemia dhe përkeqësimi i marrëdhënieve me Kinën.

- Advertisement -

Por për shumë në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen mbiemri i “kryeministrit” të ardhshëm të Australisë, Albanese, duke spekuluar se mund të jetë me origjinë shqiptare, jo vetëm prej mbiemrit të tij që përkthehet “Shqiptari”, raporton newsbomb.al.

Në fakt, Anthony Albanese ka lindur në Sydney, por i ati i tij Carlo Albanese, është nga qyteti italian Barletta.

Kjo i ka shtuar edhe më tepër spekulimet për origjinën shqiptare të Albaneses, pasi Barletta është qyteti ku Skënderbeu me 5,000 ushtarë shqiptarë nën komandën e tij, shtypi kryengritjen kundër mikut të tij Ferdinandi I i Napolit. Edhe vetë emri i qytetit Barletta konsiderohet si mbiemër me orgjigjinë arbëreshe.

- Advertisement -

Anthony Albanese ka patur një histori emocionuese me të atin, pasi deri në moshën 15-vjeç ai e dinte të vdekur. Nëna e tij me origjinë irlandeze kishte rënë në dashuri me Carlo Albanese me të cilin mbeti shtatzënë. Pasi solli në jetë djalin, ajo u largua dhe vendosi ta rrisë e vetme, duke i thënë më pas se babai i kishte vdekur në një aksident automobilistik.

Në vitin 2002, pak para se të ndërronte jetë, nëna i tha Anthonyt se babai i tij “mund të ishte ende gjallë”. Në moshën 15-vjeçare ai nisi kërkimet dhe në fund arriti ta takonte.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit