18.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Ish-anëtari i Partisë së Edi Ramës krahason policët e Kosovës me ushtrinë e Millosheviçit

Rekomandime

Ish-kryetari i Forumit Rinor Eurosocialist në Shqipëri, Juxhin Çela, ka krahasuar policët e Kosovës të cilët janë duke zbatuar vendimin e Qeverisë për reciprocitet në targat e automjetëve me Serbinë, me ushtrinë e Slobodan Milosheviçit.

- Advertisement -

Ish anëtari i Partisë Socialiste në Shqipëri, Juxhin Çela, ka ngjallur reagime të shumta me postimin e tij në Twitter, ku duke komentuar reagimin e pjestarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ka thënë se një veprim i tillë nuk dallon shumë nga ushtria e Milloshevicit.

“Prishtina duhet te terheqi trupat speciale nga veriu dhe te ndali drejtimin e armeve te njerez pa arme qe nuk duan shtetin e Kosoves/Prishtines ne token ku ata banojne dhe jane shumica, ndryshe nga ndryshon ushtria e Albinit nga ushtria e Millosheviqit?” – shkroi ai.


Juxhin Çela ishte pjesë e partisë socialiste në Shqipëri deri në vitin 2014, teksa ishte në krye të Forumit Rinor të kësaj partie

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit