Senatori amerikan kundër ndihmës për Ukrainën akuzon Bidenin për nxitje Iufte SHBA-Rusi

0
169
UNITED STATES - JUNE 15: Reps. Paul Gosar, R-Ariz., and Marjorie Taylor Greene, R-Ga., conduct a news conference in the Capitol Visitor Center on the Fire Fauci Act, which aims to strip the salary of Dr. Anthony Fauci, director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases, for his handling of COVID-19 on Tuesday, June 15, 2021. (Photo By Tom Williams/CQ-Roll Call, Inc via Getty Images)

Pasi senatori amerikan, Rand Paul bllokoi miratimin e ligjit për ndihmën prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, një tjetër zyrtar amerikan tha se është kundër ndarjes së këtyre parave për ukrainasit.

Përkatësisht, Paul Gossar, një anëtar republikan i Dhomës së Përfaqësuesve nga Arizona, shkroi në Twitter se ndihma që qeveria amerikane synon të ndajë për të mbështetur Ukrainën janë humbje e parave të taksapaguesve amerikanë.

“Vitin e kaluar, Zelensky fitoi disi njëqind milionë dollarë si nëpunës civil. Ku mendoni se do të shkojnë në të vërtetë shumica e 40 miliardë dollarëve të ofruara për Ukrainën? Ne nuk duhet të dërgojmë asnjë cent”, shkroi ai.

Sipas tij, presidenti Joe Biden synon të nisë një Iuftë me Rusinë, e cila do të rezultojë të jetë një gabim fatal për Amerikën me pasoja të nivelit global.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara duhet të merret me politikën e brendshme: të zgjidhë problemet me borxhin publik, inflacionin dhe emigracionin,” theksoi Gosar, duke shpjeguar vendimin për të votuar kundër ndihmës për Kievin.

Këtë javë, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi një paketë ndihme prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën. Dokumenti u dërgua në Dhomën e Lartë, por u bllokua atje nga senatori Paul.