14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Ukraina respekton ligjin ndërkombëtar të Iuftës, ja çfarë do të bëjë me trupat e pajetë

Rekomandime

Trupat ukrainase po përgatiten të dërgojnë trupat e ushtarëve rusë të pajetë përsëri përtej kufirit.

Autoritetet thonë se po veprojnë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, ndërsa eshtrat e ushtarëve janë zhvendosur në një strukturë jashtë Kievit përpara se të ngarkohen në trenat frigoriferikë në pritje të transferimit, shkruan Euronews.

- Advertisement -

Kreu i departamentit të bashkëpunimit civil-ushtarak të Ukrainës thotë se edhe pse këto transferime janë pjesë e protokollit ndërkombëtar, Kremlini nuk ka apeluar që trupat të kthehen.

“Këtu mbahen disa qindra trupa të pushtuesve rusë. Ka disa rezerva të tilla trenash në territorin e Ukrainës. Ata do të mbahen këtu derisa të merret një vendim në nivel ndërshtetëror për transferimin e këtyre trupave. Pala ukrainase është gati për t’i dorëzuar nesër apo edhe sot. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë thirrje nga pala ruse për marrjen e këtyre trupave”, tha koloneli Volodymyr Lyamzin i ushtrisë ukrainase.

Moska dyshohet se ka injoruar ofertat e përsëritura për kthimin e të pajetë, ndërsa zyrtarët ukrainas thonë se Rusia është më e shqetësuar për të mbuluar shkallën e humbjeve dhe është e gatshme të braktisë trupat e saj.

- Advertisement -

Sipas vlerësimeve perëndimore, ushtria ruse ka pësuar më shumë viktima në Ukrainë në dy muaj e gjysmë sesa forcat sovjetike në Afganistan gjatë një dekade të okupimit sovjetik në vitet 1980.

Të premten, ushtria ukrainase vlerësoi se numri i VlKTlMAVE ruse ishte rreth 26 mijë e 900, teksa kjo shifër nuk është konfirmuar ende.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit