14.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Ish presidenti rus reagon pas deklaratave të G7-ës: Mos e harroni Kosovën

Rekomandime

Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, tha se Rusisë nuk i intereson vërtet që G7 nuk i njeh ndryshimet në kufijtë e Ukrainës dhe bëri thirrje që të mos harrohet precedenti i Kosovës.

Sipas mediave serbe, Medvedev duke komentuar takimin dhe deklaratMedvedevn e G7 tha se nëse ata nuk njohin asnjë ndryshim territoresh duhet të mos harrojnë Kosovën.

- Advertisement -

“Rusisë nuk i intereson që G7 nuk i njeh ndryshimet në kufijtë e Ukrainës, vullneti i njerëzve që jetojnë atje është i rëndësishëm”, tha ai.

Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock tha në një konferencë për shtyp të shtunën se ministrat e jashtëm të G7 nuk do të njohin kurrë ndryshimet në kufijtë e Ukrainës.

Medvedev iu referua gjithashtu çështjes së dërgesave të armëve në Ukrainë duke e konsideruar si një luftë të fshehtë.

- Advertisement -

“Kiev do të marrë armë për aq kohë sa i nevojitet. Kjo do të thotë, G7 do të vazhdojë të bëjë një luftë të fshehtë me Rusinë në vend që të merret me problemet në furnizimin me karburant dhe ushqim për banorët e saj të pakënaqur”, ka shkruar Medvedev në Telegram.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit