Bislimi thotë se ‘hallakatën’ në Qeveri: Në katin e dytë dhe të tretë kemi kërku mos e kanë mshefë naj dosje të dialogut

0
185

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi duke raportuar për takimet në Bruksel para Komisionit, ka treguar një detaj interesant që ka ndodhur në zyret e Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se asistentja e tij dhe shefi i kabinetit të kryeministrit Kurti, kanë hallakatur çdo cep në Qeveri – të katit të dytë dhe të tretë – sic thotë zoti Bislimi, ‘për të parë mos janë mshefë dosjet e marrëveshjes’.

‘Nuk e di pse s’pe kupton, nuk është me rëndësi marrëveshja, është me rëndësi dinamika që na me ditë qysh sfidohet qajo marrëveshje. Me qenë në pozitën e kryenegociatorit, informata është fuqi, çfarë interesi kam me thënë s’kam informata. Çdo cep të zyrës e kanë hulumtu asistentët tim edhe shefin e kabinetit të kryeministrit, kanë hulumtu çdo cep të katit të tretë dhe të dytit, mos rastësisht u mshefë naj dosje. Mos rasisht u mshefë. Mirë që i keni marrë këshilltarët, prapë po them mos u merr këshillat, a kam ba mirë a jo, mos u merr me atë punë. është e palogjikshme kjo që po thu, i kam marrë mirë që i ke marrë. S’jam ndi i ofendumë, veç ju të opozitës jeni ndi, faleminderit që jeni ndi po s’ka nevojë me u ndi”, ka thënë ai.