Qeveria e Kosovës i ka vendosur sanksione grupit famkeq që lidhet me Putinin, Wagner.
“Qëllimi është të kufizojë aktivitetet e grupit Wagner. Vendosmëria e qeverisë është në mbrojtje të vlerave të BE-së për siguri dhe paqe”, tha Besnik Bislimi.
Sanksionet përfshijnë individtët dhe asetet, që përfshijnë ndalim udhëtimi, dhe do të ndalohet vënia në dispozicion e fondeve në mënyrë të tërthorë ose të drejtpërdrejtë ndaj të sanksionuarve.
Kujtojmë se në mars, Grupi rus ‘Wagner’ i mercenarëve ka udhëtuar në drejtim të Ukrainës me mision vrasjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë raportuar shërbimet e inteligjencës, shkruan Daily Mail.
Autoritetet e inteligjencës ukrainase të afërta me Ministrinë e Mbrojtjes thanë se presidenti rus, Vladimir Putin, personalisht ka dhënë urdhër për një suIm tjetër nga përfaqësuesit e tij, duke iu referuar grupit ‘Wagner’.
Kremlini për kohë të gjatë ka mohuar lidhjet me grupin ‘Wagner’, një grup prej 600 mercenarëve të vendosur në të gjithë botën për të ndërmarr ‘punët e ndyra’ të Moskës.
Raportimet e inteligjencës ukrainase kanë thënë se grupi i luftëtarëve super të përgatitur ‘Wagner’ kanë qenë duke pritur për dritën e gjelbër nga Kremlini për të hyrë në Ukrainë.
Raportohet se grupit iu është dhënë ‘lista e ekzekutimeve’ me 24 persona në të cilën përfshihen kryeministri i Ukrainës dhe i gjithë kabineti i tij, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko dhe vëllau i tij- Vladimir Klitschko- të dy kampionë të boksit që janë bërë figura emblematike në vijat e frontit në kryeqytet.
Raportimet më vonë kishin thënë se në mes 2000 e 4000 mercenarëve kishin arritur në Ukrainë në muajin janar, por me misione të ndryshme.
Një ekip e grupit të çeçenëve gjithashtu kishin tentuar ta eliminojne Zelenskyn me 1 mars pasi që Sekretari i Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare tha se ata i kanë dy ekipe të vrasësve. Çeçenët janë pjesë e Gardës Kombëtare të Rusisë dhe njihen për përdorimin e taktikave brutale.