19.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Besnik Bislimi: Kurti, kryeministri i parë që po lidh ura bashkëpunimi me sektorin privat të SHBA-ve

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëhequr mbledhjen e Qeverisë së Kosovës në mungesë të kryeministrit Albin Kurti.

Bislimi ka folur për vizitën e Kurtit në Amerikë ku ka vlerësuar takimet e tij që po zhvillon me biznese atje.

- Advertisement -

“Kurti është kryeminsitri i parë që po bën përpjekje serioze për të ndërtuar ura bashkëpunimi me sekotrin privat të SHBA-ve”, tha Bislimi.

“Kryeministri Kurti po zhvillon takime shumë të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me zyrtarë shtetëror, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave”.

Ai gjithashtu shtoi se diaspora e Kosovës luan rol të madh në çlirimin e vendit, e po vazhdon kontributin.

- Advertisement -

“Potenciali i vajzave dhe djemve tonë në SHBA është i jashtëzakonshëm “, tha Bislimi.

Kujtojmë se Kurti deri tani nuk ka zhvilluar asnjë takim me ndonjë zyrtar amerikan, anipse ka gati më shumë se një javë që kur po qëndron atje.

- Advertisement -

Ai ka njoftuar vazhdimisht në rrjetet sociale për takimet që ka zhvilluar, që zakonisht kishin të bënin me kompani e organizata të ndryshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit