8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

‘Cali’ paraqitet para Speciales të hënën, akuzohet për këto vepra

Rekomandime

I arrestuar me 24 shtator, Salih Mustafa i cili njihet ndryshe si Komandant “Cali”, do të paraqitet të hënë para Gjykatës Speciale.

Komandant “Cali” të hënën nga ora 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e tij.

- Advertisement -

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Tutje thuhet se aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare. Aktakuza publike e redaktuar mund të lexohet këtu.

Paraqitja e parë e Salih Mustafës do të mbahet në seancë publike e cila mund të përcillet përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim. Seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit brenda mjediseve të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Gjithashtu, DHSK-ja ka një qendër të posaçme për median nga e cila gazetarët mund të punojnë dhe përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër”, thuhet në njoftim e Gjykatës Speciale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit