12.6 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Nisma-AKR në krizë për kalimin e pragut: I drejtohen Kushtetueses për votat e diasporës

Rekomandime

Koalicioni Nisma-AKR-PD ka bërë një ankesë tjetër, tani ky koalicion ju është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për votat e ardhura me vonesë nga diaspora, shkruan Gazeta Metro.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kishte marr vendim që të mos pranohen 4 mijë e 639 fletëvotime të diasporës, por pas një ankese të Vetëvendosjes, Gjykata Supreme u dorëzuar dhe doli kundër vendimit të PZAP’it dhe mori vendim që ato vota të pranohen dhe nga KQZ u futen në rezultatin përfundimtar.

E kundër kësaj dolën menjëherë LDK, PDK dhe koalicioni Nisma-AKR-PD, kjo e fundit doli pasi akoma po e vazhdon ‘luftën’ që ato vota të përjashtohen nga rezultati përfundimtar.

- Advertisement -

Madje ata janë drejtuar me një ankesë në Gjykatën Kushtetuese duke mos pranuar rezultatin e Gjykatës Supreme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit