10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ish-kryetari serb i plas të vërtetën Vuçiçit: Kosova në KE, e pashmangshme

Rekomandime

Ish-Kryetari i Lëvizjes Europiane të serbëve, Mihailo Crnobrja ka thënë se është pothuajse e pashmangshme që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës, por çështja është se sa e dobishme do të jetë.

Sipas mediave serbe, ai ka thënë gjithashtu se Këshilli i Europës është organizatë e gjerë por jo me shumë fuqi.

- Advertisement -

“Është institucion më i dobët se Fondi Ndërkombëtar Monetar, Banka Botërore, dhe sipas mendimit tim, nuk duhet të jetë goditje kaq e madhe ndaj Serbisë”,- tha ai.

Zeçeviç thekson se marrëveshja e Uashingtonit parashikonte që Kosova të përmbahej nga kandidimi në organizata dhe se Serbia nuk do të lobonte për tërheqjen e njohjeve.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se presidentit Aleksandar Vuçiç i ka dorëzuar nota diplomatike nga katër vendet që kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

- Advertisement -

“Emrat e këtyre shteteve tani i ka presidenti. Njëra prej arsyeve është se janë shtete me pak ndikim në këso situatash. Dyshoj se këta katër shtete janë shtete si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, jam tepër i interesuar se cilat qenkan. Është e sigurte që të katër këta shtete marrë së bashku kanë më pak banor se Serbia”-tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit