Të shtëna në lokalin e Noizyt, pIagoset ky politikan shqiptar

0
126

Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kreun e PS në Durrës ka mbetur i pIagosur me a*rmë zjarri.

ABC mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin e reperti të njohur Noizy që ka në bregdetin e Durrësit.

Mësohet se ai u plagos në këmbë pas një konflikti çasti.

Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. Kërtusha ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende si ka nisur sherri dhe se kush është autori i të shtënave me armë.

Ndërkohë vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.