12.1 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Çun Lajçi: Prit Isë se du me t’i thanë dy fjalë para se të rrëzohesh n’hunin e kalbur që ia ke vë Albinit

Rekomandime

Aktori ka akuzuar të parin e LDK-së se “nuk guxon të luajë “ nga presidenti Hashim Thaçi, se “bashkë i kanë të zezat”

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i ka drejtuar sot disa rreshta në një postim në Facebook, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafës.

- Advertisement -

Lajçi në vargjet e tij, ka treguar se si i kishte shkruar në zyre Mustafës dhe e kishte pyetur se “A ishte me Hashimin a me Ibrahimin”.

Aktori ka akuzuar të parin e LDK-së se “nuk guxon të luajë “ nga presidenti Hashim Thaçi, se “bashkë i kanë të zezat”, përcjell Bota sot.

Sipas Lajçit, Mustafa po e rrëzon veten e jo Albin Kurtin dhe dy milionë shqiptarë i ka futur në karantinë.

- Advertisement -

Nuk m’le Isa Mustafa, jo, se ti je n’mengelet e t’kaluemes. Ti, se len mendimin ndryshe, as t’Avdullahut, as t’Vjosës, as t’Lumnirit as t’Kujtimit. E këta s’guxojnë me ta k’thye fjalën, njisoj, si ti Rrahmanit, që s’ke guxua me i thanë, pse ma hoqe hunin e kalbun, qyshë po i thua Albinit.

Ti s’guxon me lujt prej Hashimit o Isë, se bashkë i keni firmosë t’zezat! Veç do t’mbahet mend nji gja: E rrëzove vetën, jo Albinin, dhe dymilion shqiptar i fute n’karantinë. Tash priti si Bejtash Aga gjeneralët e Dukagjinit e komandantat e Kleçkës, se ju jeni puro “pro amerikanve” e t’zezave tona!”, ka shkruar ndër tjerash aktori:.

- Advertisement -

Postimi i plotë, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Dur gjok, se po m’qet anej gardhit!

Diçka kështu kishte thanë Slih Ferizi, zani i shahirave, kur po shkonte sokakut n’kalë, e nuset e reja po mbledhshin sanë livadhe.

– N’u rrxofsh knej, nuk je çua ma, i kishte thanë njeni prej mashkujve, që ishte me granimin!

Pra, dur Isa, se du me t’i thanë dy fjalë, para se t’rrëxohesh n’hunin e kalbun, që ia ke vu kusht mikut, t’cilin ti e zgjodhe, mbas 6 muej studimesh!

S’ke çka m’ban,s’je ma Kryetar i Këshillit Ekzekutiv t’Prishtinës, si me 1988!

S’e besoj ta keshë studjua kaq gjatë Rrahman Morinën, dhe se besoj, se iu ke idhnua kur t’i ka ndrrua hujt e kalbun, qysh po idhnohesh n’Albinin!

Dur Isë dur, se po m’bjen andej gardhit, e mbes pa t’i thanë, ato pak fjalët, që t’i pata thanë, n’Komunën e Prishtinës, kur po vendosej shtatorja e Presidentit Rugova!

Jo pse do t’shpërblehem nga Albini jo, atij sytë mos ia pafsha, se ia kam numërua gabimet n’tetor të 2019:

-Ruhu nga Isa, ai asht gacë e mbulueme me hi! Eh sa djegë qeshja e tij! Mos iu përkul, se s’ke kujt i ban nder?

-Ik nga Qosja, Demaçi, Fan Noli. Ata janë revolucionarë t’vonuem! I kam luejt n’Teatrin Kombëtarë unë! Aty i kam djegë! Retorika s’asht për ty, për aktorin po, sepse duhet t’i bind shikuesit se Gertruda ia helmoi babën!

-Sinqeriteti i politikanit asht “ vdekja me vjen prej syve të tillë” Ik!

Prit Isë, prit, se po dua ta dinë do njerëz që po m’thonë, pse po përzihesh n’politikë, kur s’merr vesh. Merru me aktrim! Po, unë pata m’u marrë, sikur t’mos merreshit ju me tradhëtitë, ndaj njeni tjetrit, e ndaj nesh, që u kemi votua. Që na mashtruat me slloganin: Pronto n’opozitë, hajnat n’burg! Pata m’u marrë Isë, sikur mos t’coptohej Kosova, prej duarve tua e t’Hashës!

Dhe ku e lash?

Po, do aktivista t’LDK-së, m’paten porositë me ia kushtua nji poezi Ibrës, me ia recitua pikërisht n’ditën e inaugurimit të shtatorës. Unë me shumë vullnet thura e thura vargje, dhe e nxorra poemën “Ti urtaku i Ukë Rugovës” dhe ua dorëzova. Mbas tri ditësh m’thirrën, m’thanë s’po lanë!

Unë i çartun t’erdha n’zyrë.

– Ku asht halli t’thashë që s’doni me m’lanë, e vet m’keni angazhua? Nji muej ma moret tue thurë vargje, e tash s’ban a?

– Lexoma edhe njiherë, m’the!

Po ta lexoj, por poezinë s’ta jap, t’thashë, dhe ta lexova n’katër sy!

Shumë e mirë. Vertetë e mirë, por pak e randë, prandaj s’ban!

Unë t’pyeta: A je me Hashën a me Ibrahimin?

Nëse je i Hashimit, vërtetë s’ban, por nëse je vazhda e Ibrës, atëherë kjo duhet t’i recitohet të busti, sepse i ban nder Rugovës!

Gjoku m’rrxoi mua. M’qiti andej gardhit dhe që atë ditë, ju LDK-ja m’vratë!

Nuk m’le Isa Mustafa, jo, se ti je n’mengelet e t’kaluemes. Ti, se len mendimin ndryshe, as t’Avdullahut, as t’Vjosës, as t’Lumnirit as t’Kujtimint. E këta s’guxojnë me ta k’thye fjalën, njisoj, si ti Rrahmanit, që s’ke guxua me i thanë, pse ma hoqe hunin e kalbun, qyshë po i thua Albinit.

Ti s’guxon me lujt prej Hashimit o Isë, se bashkë i keni firmosë t’zezat!

Veç do t’mbahet mend nji gja: E rrëzove vetën, jo Albinin, dhe dymilion shqiptar i fute n’karantinë.

Tash priti si Bejtash Aga gjeneralët e Dukagjinit e komandantat e Kleçkës, se ju jeni puro “pro amerikanve” e t’zezave tona!

Kjo asht kanga “Moj Kosovë mriz me zana”

Dardani, 23.03.2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit