Donjeta Sadiku ka shënuar një sukses historik për boksin kosovar.
Ajo i ka siguruar Kosovës medalje botërore, duke arritur që të kualifikohet që të kualifikohet për në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, shkruan Gazeta Express.
Donjeta në çerekfinale të kategorisë deri 60 kilogramë e mposhti boksieren nga Taipei, Wu Shih-yi.
Kësisoj, 22-vjeçari tani e ka të siguruar të paktën medaljen e bronztë në këtë Kampionat Botëror.
Mirëpo, Donjeta Sadiku është ende në garë për medaljen e artë dhe të bronztë. Ajo tani do të garojë në gjysmëfinale.
Kampionati Botëror i boksit për femra po mbahet në Stamboll të Turqisë, ndërsa ka nisur më 8 dhe do të mbyllet më 21 maj.