Nuk do ta besoni kush është ‘shoferi’ i Kurtit në SHBA

    0
    182

    Kryeministri Albin Kurti po e vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në takime që po zhvillon atje ai po shoqërohet edhe nga ambasadori i Kosovës atje, Ilir Dugolli. Ky i fundit, e ka edhe një detyrë shtesë, atë të shoferit.

    Një video e publikuar tregon momentin kur Kurti përshëndet shqiptarët atje nga një makinë e drejtuar nga Dugolli.

    “Kryeministër, fshisën mos e harro”, ishte porosia e një prej qytetarëve drejtuar të parit të qeverisë.

    Kryeministri Albin Kurti vizitën në SHBA e ka nisur më datën 6 të këtij muaji.