Lufta mes Rusië dhe Ukrainës po vazhdon në shumë territore ukrainase, ku tentimet e ushtrisë okupatore në shumë raste po rezultojnë të dështuara.
Një e tillë është shpërndarë edhe në rrjete sociale ku shihet se si me anë të sulmit ajror, ushtria ukrainase godet dy tanke me një gjuajtje e që dëmi del të jetë fatal për to.
Humbjet e ushtrisë ruse po vazhdojnë të jenë të larta, e që gjatë së hënës ushtarët ukrainas kanë arritur t’i dëbojnë trupat ruse nga rajoni i Kharkiv, rajon ky që gjendet në kufi me Rusinë.