19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

BE’ja pranon që të paguajë gazin rus në rubla: Polonia e Holanda kundërshtojnë ashpër

Rekomandime

Përfaqësuesit e Komisionit Europian në një takim të mbyllur me diplomatë nga shtetet anëtare të BE’së prezantuan mekanizmin se si duhet paguar Rusia në rubla për gazin rus.

Sipas raportimeve të mediave, një zgjidhje e tillë u mbështet, ndër të tjera, nga Gjermania dhe Franca. Ata hasën në kundërshti të madhe nga Polonia dhe Holanda.

- Advertisement -

Mateusz Morawiecki, kryeministri polak, kritikoi vendimin e Komisionit Europian, i cili jo vetëm pranoi të paguante gazin rus në rubla, ai i gjithashtu përgatiti një udhëzim në të cilin u tregon shteteve anëtare se si ta bëjnë këtë në mënyrë që të mos shkelen sanksionet e përbashkëta.

“Me pak zhgënjim, vura re se kishte një pëlqim për të paguar gazin në rubla, diçka që Putini po përpiqej të arrinte”, tha kryeministri Mateusz Morawiecki kur u pyet për këtë çështje.

- Advertisement -

Sipas PAP, megjithatë, në takimin e së premtes, më 13 maj, përfaqësuesit e Komisionit Europian duhet të informonin vendet e BE’së se hapja e një llogarie në euro ose dollarë në Gazprombank nga kompanitë që importojnë gaz nga Rusia nuk shkel sanksionet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit