Një analist rus, gjatë paraqitjes në një televizion shtetëror, shpalosi një pamje çuditërisht të sinqertë të Iuftës në Ukrainë dhe befasoi publikun rus me përgjigjen e tij.
Bëhet fjalë për analistin Mikhail Khodarjonok, i cili deklaroi se raportet ruse për ushtarët ukrainas të demoralizuar nuk dëshmojnë për gjendjen reale, sepse siç tha ai, këto janë vetëm raste individuale. Ai është i mendimit se situata është ndryshe dhe se ukrainasit janë shumë të motivuar dhe të gatshëm të VDESlN për vendin e tyre.
Ai tha gjithashtu se e kundërshton kërcënimet për suIme me raketa kundër Finlandës, pas vendimit të fqinjit të Rusisë për t’u anëtarësuar në NATO, sepse, tha ai, mangësia kryesore e Rusisë ishte “izolimi i plotë gjeopolitik”.
“Sado e vështirë është për ne që ta pranojmë këtë, tani pothuajse e gjithë bota është kundër nesh”, tha ai, duke shtuar se Rusia duhet të dalë nga situata aktuale.
Ai më pas përmendi faktin se ndihma ushtarake dhe humanitare nga Perëndimi do të miratohet së shpejti, duke iu referuar Kongresit Amerikan, duke shtuar se Rusia duhet të përgatitet për faktin që Ukraina së shpejti mund të ketë “një milion ushtarë të armatosur”.
In an extremely rare moment of candour on Russian state TV today, defence columnist Mikhail Khodaryonok gave a damning assessment of Russia’s war in Ukraine and his country’s international isolation. It’s fairly long but worth your time so I’ve added subtitles. pic.twitter.com/0mr7WAgSx6
— Francis Scarr (@francis_scarr) May 16, 2022