Vladimir Putin ka pësuar edhe një goditje në luftën e tij të përgjakshme në Ukrainë, teksa ka humbur kolonelin e 42-të, shkruan Daily Mail.
Kolonel Denis Kozlov, 40-vjeçar, ishte komandanti i dytë i Gardës së 12 nga Brigada “Red Banner” që u vra në konflikt.
Kozlov kishte zëvendësuar Kolonelin Sergei Porokhyna, 45-vejçar, i cili ishte vrarë në Ukrainë me 14 mars.
Por oficeri u vra me 11 maj gjatë tentimit të dështuar për të avansuar në regjionin e Donbasit, pasi që trupat ukrainase me sukses i zbrapsën forcat ruse.
Kozlov, që ishte duke ruajtur një zonë rreth lumit, u vra pas një sulmi raketor nga forcat ukrainase.