2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Akademiku serb: S’ka zgjidhje magjike për Kosovën, ka vetëm respekt për realitetin

Rekomandime

Akademiku serb Dushan Teodoroviq ka thënë se çështja e Kosovës, për të cilën “flitet vazhdimisht” nuk ka “zgjidhje magjike”.

Ai ka thënë se zgjidhja mund të bëhet vetëm duke e respektuar realitetin dhe duke realizuar negociata të ashpra për çështjet ekonomike, të mbrojtjes së monumenteve kulturore dhe të drejtat e pakicave.

- Advertisement -

“Ka vetëm respekt për realitetin, me negociata të ashpra mbi çështjet ekonomike, mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe të drejtat e njeriut dhe të pakicave”, tha Teodoroviq për të përjavshmen NiN, shkruan Nova.rs.

Ai gjithashtu tha se Europa këto ditë “na thotë pa mëdyshje se Serbia, e cila është duke negociuar anëtarësimin në Bashkimin Europian (BE), duhet të bëjë një zgjedhje strategjike, të ndryshojë politikën e saj të jashtme dhe të ndalojë së luajturi në tela midis BE-së dhe Rusisë”.

Teodoroviq ka thënë se mesazhi që BE po i dërgon Serbisë është në thelb shumë i thjeshtë.

- Advertisement -

“Ky mesazh thotë: Ju keni shprehur dëshirën tuaj për t’u bërë anëtar i klubit tonë. Ju lusim të lexoni udhëzimet për pranimin e anëtarëve të rinj dhe të plotësoni pyetësorin sipas këtyre udhëzimeve”, tha Teodoroviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit