20.7 C
Pristina
E enjte, 30 Qershor, 2022

Ish ushtaraku i KFOR’it tregon emrin e shqiptarit që punoi për CIA

Rekomandime

Norvegjezi Christian Kash, ish oficer i KFOR-it i cili ishte i ngarkuar për marrëdhënie me publikun, ka deklaruar se “Florim Ejupi, i cili ishte i dyshuar për suIm ndaj autobusit të Nish Ekspresit në vitin 2001, është liruar sepse ka punuar për CIA”.

Ai ka thënë se është e pamundur të arratisesh nga Bondsteeli, ku ishte Ejupi në paraburgim, por se ai është liruar.

Sipas fjalëve të tij, kur ka ardhur misioni i KFOR-it në Kosovë “është dashur të caktohet ora policore, ligji ushtarak”.

“Në vend të kësaj, deshëm të bëhemi heronj, çlirimtarë. Lejuam që UÇK të bëhet Polici e Kosovës”, ka pretenduar Kash, duke folur për “gabimet më të mëdha të misionit ndërkombëtar”.

Kash gjithashtu pretendon se “qëllimi i tij është të Iuftojë që Norvegjia ta tërheqë njohjen e Kosovës”.

“Kam biseduar me shumë njerëz për këtë, dhe si anëtar i partisë Demokracia, para disa vitesh u përpoqa të hyjë në parlament, por nuk pata sukses. Sikur të ndodhte kjo, do të propozoja qeverisë ta tërheqë njohjen”, ka thënë Kash./

Më shumë artikuj

Të fundit