9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vazhdon aksioni “Brezovica”, bastisen 12 lokacione – arrestohen 7 persona

Rekomandime

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3 ” ku janë duke u bastisur 12 lokacione të ndryshme në katër qytete të ndryshme, përkatësisht: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

Siç njofton prokuroria, deri më tani janë arrestuar shtatë persona.

- Advertisement -

Tre prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, transmeton Express.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”, përfundon njoftimi i tyre.

Në aksionin e parë të njohur si “Brezovica”, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ishin arrestuar 10 persona në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

- Advertisement -

Aksioni kishte vazhduar edhe në janar të këtij viti me ç’rast kishte rezultuar me arrestimin e shtatë personave.

Të arrestuarit dyshohen kryesisht për veprat penale, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje e dhënie të ryshfetit, ushtrim ndikimi etj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit