8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Një tradhëtar më pak”, kryetari ukrainas që përkrahu sulmin rus, gjendet i vrarë (FOTO)

Rekomandime

Kryetari pro-rus i një qyteti në lindje të Ukrainës, i cili kishte mirëpritur pushtimin rus ndaj Ukrainës është gjetur i vd* ekur.

- Advertisement -

Vlodymyr Struk, nga qyteti Kreminna në Luhansk, është vr* arë të martën.

Bashkëshortja e tij ka treguar se Struk është gjetur me plagë në zemër dhe se ai ishte kidnapuar nga shtëpia, raporton Daily Mail.

Duke u njoftuar për lajmin në Facebook, këshilltari i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Anton Gerashchenko ka thënë se Struk ishte përkrahës i “Republikës së Luhanskut” dhe se vazhdimisht kishte ndjekur pozitë pro-ruse dhe kishte komunikuar javën e kaluar me Federatën Ruse. Ai e ka quajtur Strukin një tradhtar.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Ukraina nuk ka pasur asnjë punë me Strukun në tetë vjetët e fundit.

“Një tradhtar më pak për Ukrainën! Vladimir Struk, ish-zëvendës i Këshillit Rajonal të Luhanskut, dhe kreu i Kreminetsk OTG, është gjetur i vd* ekur”, është shkruar nga Gerashchenko.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit