13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ali Aliu, zgjidhet President i Republikës së Çamërisë në ekzil

Rekomandime

Këshilli Kombëtar i Republikës së Çamërisë, sot emëroi Ali Aliun, President të Republikës së Çamërisë deri në një mandat të ri. Për shkak të rrethanave dhe atentatit ndaj Heroit të Çamërisë, Festim Lato, Këshilli Kombëtar i Republikës së Çamërisë, i bazuar në Kushtetutën e Republikës së Çamërisë, mandaton z. Ali Aliu, në postin: Kryeministër dhe Presidentit të Republikës së Çamërisë. Mandati i Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Ali Aliut i akordohet deri në zgjedhjet e ardhshme. Ky vendim u mor sot, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Çamërisë.

Biografi e shkurtër e Ali Aliut

- Advertisement -

Ali Aliu u lind më 17 . 03. 1968, në Bardhyl ( ish- Bradash të Besianës ). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Besianë të Dardanisë. Ali Aliu i takon brezit të grushtave dhe të kryengritësve për Republikën e Kosovës. Udha e mërgimit, në vitin 1991 nuk ishte dëshirë, por qëllim për Kosovën e lirë e sovrane. Ali Aliu i takon familjes atdhetare të Tahir Aliut nga Bardhyli i Besianës.

Që nga Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë, më 30 tetor 2016, në Hagë të Holandës, Ali Aliu ushtroi shumë funksione në Qeverinë e ish-Presidentit Lato. “Udha për ta bërë Çamërinë Shqipëri dhe të pavarur nga Greqia,- u shpreh Presidenti i posazgjedhur, Ali Aliu , -nuk është e lehtë. Pra, ne duhet të rifillojmë punën sërish, pas vrasjes së Festim Latos. Udha për Pavarësinë e Çamërisë kalon nëpër sfida të mëdha, burgje e rënie. Në këtë udhë të shenjtë për kombin tonë, ne presim ndihmën e Tiranës, të Prishtinës, të Iliridës, dhe gjithë kombit. Deshëm apo s´deshëm ta pranojmë, Pavarësia e Çamërisë është çelësi i zgjidhjes sonë kombëtare.

Në udhën për Pavarësinë e Çamërisë ne fillimisht do përdorim mendjen dhe pastaj fjalën. Republika e Çamërisë edhe në të ardhmen do të jetë nën krahët e SHBA-së dhe të BE-së”. Presidenti i posamandatuar i Republikës së Çamërisë u shpreh i prerë: “Ne edhe në të ardhmen do të kontribuojmë në Organizatën e Popujve të Papërfaqësuar.

- Advertisement -

Diplomacia e Republikësë së Çamërisë do të angazhohet dhe do të shtrij aktivitetin e saj në të gjitha institucionet ndërkombëtare, si në Bruksel, Berlin, Londër, Paris e Vashington, për heqjen e “Ligjit të luftës” midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe për njohjen e Gjenocidit të bërë nga Greqia ndaj çamëve dhe arvanitëve në vitet 1912 – 1945”.

Lavdi Heroit të Çamërisë, Festim Lato!

- Advertisement -

Me këtë rast, Presidenti dhe Kryeministri, Ali Aliu, u shpreh se rruga për çlirim të Çamërisë nuk është e lehtë. “Unë,- u shpreh z. Ali Aliu, ju premtoj se Republika e Çamërisë së shpejti do ta ketë përkrahjen e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, si dhe të aleates sonë, SHBA-së.

Për Këshillin Kombëtar të Republikës së Çamërisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit